
Ish-presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, i ka renditur tri arsye pse ka vendosur t’i hyjë garës për kryetar të LDK-së.
Ai ka thënë se Lidhja Demokratike s’duhet të sillet më në mënyrë inerte përballë zhvillimeve politike, LDK’së i duhet një ristrukturim i mirëfilltë i vetvetes dhe se partia duhet ta japë një ofertë programore.
“Siç kam thënë disa herë, unë e kam shprehur gatishmërinë time që ta marr përgjegjësinë e udhëheqjes së LDK-së”, ka thënë Sejdiu në një intervistë për Gazetën Express.
“Deri në ditën e mbajtjes së kuvendit, unë do t’i analizoj të gjitha rrethanat lidhur me kandidaturën time. Ato, siç edhe është rregulli, paraqiten në kuvend”, ka shtuar ai.
Ndaj këtij konfirmimi të Sejdiut ka reaguar djali i Isa Mustafës, Besniku i cili ka publikuar një foto me babain e tij , ndërsa ka shkruar se janë të disponuar për sfidat e radhës
“Të disponuar për sfidat e rradhës ✔️”, ka shkruar Besniku, duke konfirmuar kështu në një fare mënyre se Mustafa do të rikandidojë edhe për një mandat në krye të partisë.

Kujtojmë se kandidat të se kandidat të tjerë të mundshëm për kryetar të LDK-së janë edhe Lutfi Haziri që hapur ka deklaruar se nëse nuk ka një marrëveshje një parti për prijësin, atëhetë do të kandidoi, pastaj Agim Veliu si dhe Vjosa Osmani.
Kujtojmë se LDK do të mbajë Kuvendin me datë 3 gusht ku edhe do të mësohen përfundimisht kush do të jenë kandidatët për të parin e LDK-së dhe kush do ta udhëheq këtë parti në 4 vitet e ardhshme.