970×90
970×90

Nutricionistja: Eleminoni darkën pas orës 19:30, jo bukën

Nutricionistja: Eleminoni darkën pas orës 19:30, jo bukën

Nutricionistja Hyrida Basha u shpreh se darka pas orës 19:30 duhet eleminuar për të pasur një regjim ushqimor sa më të shëndetshëm.

Ajo sqaroi për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se për të rënë në peshë nuk duhet të heqim bukën, siç thuhet zakonisht.

“Absolutisht asgjë nuk duhet eleminuar ng regjimi ushqimor, ajo që ne bëjmë është moderim dhe reduktim. Kur flasim për regjim ushqimor nënkuptojmë përmbushje të individit me nevoja energjike, por nga ana tjetër edhe me mikro dhe makro nutrientë kështu që në mënyrë absolute buka nuk duhet eleminuar,” – u shpreh Basha.

Nutricionistja shtoi se nuk duhen mbajtur dieta drastike për të humbur kilogramët e fituar gjatë shtimit të konsumit në festat e fundvitit.

Related posts