Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri tani janë numëruar mbi 10 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.
Sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka 4 977 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 1 838 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës deri tash ka marrë 1 130 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1069.
Gjithsej, janë 31 500 me kusht dhe 2800 vota të personave me aftësi të kufizuara.