
Elton Gegolli është 37-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën ditën e sotme për shkak të koronavirusit.
Mësohet se i riu nga qyteti i Elbasanit, nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese.
Mediat në Shqipëri raportojnë se ai punonte në një laborator në një kompani industriale në ish-Metalurgjik.
Ai njihej nga të gjithë si një person që kishte pasion jetën aktive dhe tatuazhet, madje dhe vetë kishte bërë disa të tillë.
Familja ka nxjerrë njoftimin për ndarjen nga jeta të të riut ndërkohë që ngjarja ka tronditur gjithë opinionin publik.