970×90
970×90

Nuk ndalet Kurti, ka një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese

Nuk ndalet Kurti, ka një kërkesë për Gjykatën Kushtetuese

Kryeministri në detyrë Albin Kurt, i ka kërkuar edhe njëherë Gjykatës Kushtetuese të shpallë të pavlefshëm dekretin e Presidentit dhe të pranojë kërkesën e Vetëvendosjes,

Ky është njoftimi i plotë i qeverisë: 

Sot, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës z.Albin Kurti, dorëzoi komentet në lidhje me kërkesën nr. KO 72/20, pranë Gjykatës Kushtetuese, për dekretin e shpallur nga Presidenti, pak para orës 16.00 të premten e datës 30 prill.

Ndër të tjera, bazuar në argumentet e paraqitura iu kërkua Gjykatës që të shpallë kërkesën të pranueshme dhe të shpallë dekretin e Presidentit nr.24/2020 të pavlefshëm dhe në kundërshtim me nenet 4.1, 84.4 dhe 84.14 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Qeveria është duke kryer me sukses detyrat e saj kushtetuese.​

Related posts