970×90
970×90

Nuk ndalet Edi Rama, kritikon BE-në përsëri

Nuk ndalet Edi Rama, kritikon BE-në përsëri

Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për FRANCE 24 ka bërë fajtore BE për hapat e ngadaltë në procesin e integrimit të Shqipërisë. Sipas kryeministrit Rama kjo nuk ka ndodhur për shkak se vendi jonë është i ngadaltë por për shkak të vonesës së BE-së.

Kryeministri tha se “nuk është se Shqipëria ka bërë progres të ngadaltë drejt BE-së, por se BE-ja është ngadalësuar shumë drejt së ardhmes së saj”; Megjithatë ai thotë se është më tepër i trishtuar nga dështimi i BE-së për të “përmbushur premtimin e dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Rama e cilësoi statusin e kandidatit në BE si “një lloj ilaçi kundër depresionit” për të rritur moralin e vendeve.

Pas një dite që përçoi zhgënjim, pesimizëm dhe kritika, Bullgaria bën kthesën dhe ndez dritën jeshile, që më në fund, pas kaq vitesh pritjeje, Shqipërisë, do i hapet porta e aq shumë synuar, atë të bashkimit Europian.

Bullgaria me qeveri të rënë, surprizon Maqedoninë e Veriut dhe vetë Bashkimin Europian, dhe në pak orë, ndërsa liderët e BE dhe të rjaonit, ishin mbledhur në Bruksel, heq pengesën në rrugën e Shkupit, e automatikisht dhe Tiranës.

Në orët e mbrëmjes së të enjtes, çështja e Maqedonisë së Veriut, u fut në rend diskutimi në Komisionin e jashtëm të Bullgarisë, që nuk diskutoi gjatë dhe hoqi veton ndaj Shkupit.

Heqja e vetos bullgare, sakaq është përshëndetur nga politika shqiptare. Presidenti Ilir Meta reagoi duke thënë se për Shqipërinë është hapur rruga për nisjen e negociatave.

Edhe Kryeministri Edi Rama falenderoi liderin e opozitës bullgare, Bojko Borisov për dhënien e votave pro në Parlament, për heqjen e vetos ndaj Shkupit, duke i dhënë dritën jeshile procesit të hapjes se negociatave me BE-në.

Në llogarinë e tij në Twitter, Kryeministri bëri të ditur se pati një telefonatë nga ish-Kryeministri Borisov, ndërsa i bëri thirrje Brukselit të veprojë sa më shpejt për këtë vendim.

“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falenderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falenderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët, shpëtuan fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt”.

Related posts