970×90
970×90
970×90
970×90

Nuk merren vesh për pronë, llapjanët gjuajnë njëri-tjetrin me armë

Nuk merren vesh për pronë, llapjanët gjuajnë njëri-tjetrin me armë

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje për pronën, kanë përdorur edhe armë.

Sipas Policisë, në këtë rast që ka ndodhur në Podujevë, nuk ka pasur të lënduar, ndërsa që janë konfiskuar dy armë dhe një veturë.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshjeje pronësore në mes katër personave të dyshuar meshkuj K-shqiptar, ka ardhur deri te përdorimi i armës por pa pasoja në njerëz. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një gëzhojë. Janë bastisur tri lokacione, ku janë gjetur një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe një revole lodër. Vetura e njërit nga të dyshuarit është konfiskuar pasi që ishte e përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.
Janë arrestuar të katërt të dyshuarit, ku tre prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje.

Related posts