Taksa e vënë nga Qeveria Haradinaj jo vetëm që ka lëkundur besimin e SHBA-së, por ka ngjallur pakënaqësi edhe nga PDK me të cilët bashkëqeverisin.
Ministri i Insfrastrukturës dhe Trasportit, Pal Lekaj thotë se kryeministri nuk ka për qëllim që t’i dëmtojë raportet me SHBA-të dhe kjo është dëshmuar në vizitën e bërë nga senatorëve dhe e kongresmenëve më 17 shkurt për ditën e Pavarësisë së Kosovës.
’Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku dhe mbështetësi më i çmueshëm i Republikës së Kosovës dhe kryeministri Haradinaj në asnjë mënyrë nuk punon drejt prishjes së këtij relacioni. ShBA ka punuar shumë që të forcojë Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran dhe vendimi për taksën 100% është një vendim i një shteti të tillë. Në asnjë mënyrë nuk janë dëmtuar marrëdhëniet me ShBA-në e këtë e dëshmon edhe vizita e senatorëve dhe kongresmenëve në 11 vjetorin e Pavarësisë së vendit’’, tha ministri.
Qëndrimet e kundërta të partive në koalicion, po shfaqin dilema se PDK-së dhe AAK-së nuk po ju ecën mirë mes vete.
E dyshimet që vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, po i shuan Lekaj.
Ai thotë se megjithëse kanë mendime të ndryshme për çështjet që po bizotërojnë në vend, vazhdon të thotë se koalicioni po evën mirë.
‘’Debatet janë gjithnjë produktive, nuk do të thotë që të gjithë mendojmë njësoj për tema të caktuara sepse ne jemi shtet demokratik. Koalicioni po vazhdon të funksionojë shumë mirë ndërsa taksa që është vendosur nga qeveria do të vazhdojë të qëndrojë’’, përfundon ministri, Pal Lekaj.
E në anën tjetër, deputeti nga PDK, Bekim Haxhiu për Gazetën Observer sqaron se si po ecën koalicioni ndërsa për taksën si zgjidhje të vetme e konsideron pezullimin e taksës për 120 ditë.
“Nuk konsideroj se është në krizë. Mund të ketë mospajtime, por nuk mund të konsideroj se është në krizë. Janë mospajtime të mëdha. Për taksën ka pasur pajtueshmëri se si duhet të përfundojë kjo çështje ka opsione të ndryshme. Kam dëgjuar nga analistët se pezullimi i taksës për 120 ditë. Është situatë që i jep zgjidhje këtij problemi pasi çështja e taksës ka filluar të marrë premisa të grumbullimit të votave politike, por është me rëndësi që të mendojmë për gjeneratat e ardhshme”, përfundon Haxhiu