970×90
970×90

Nuk ka të ndalur Ballkani, vazhdon me fitore

Nuk ka të ndalur Ballkani, vazhdon me fitore

 

Kampioni në fuqi mposhti Dukagjinin në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën nga Suhareka e shënoi mesfushori, Qëndrim Zyba, në minutën e 36-të.

Ballkani pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe renditet i treti në tabelë, por me dy ndeshje më pak.

Ndërsa, Dukagjini është i fundit me vetëm një pikë.

Related posts