
Capital T ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Barber Shok”, ku mes të tjerash tregoi se përse nuk ka menaxher. Ai u shpreh se nuk ka mundur të gjejë të duhurin, pasi në ditët e sotme menaxherët e keqkuptojnë rolin e tyre.
Capitali shtoi se dëshiron që çdo gjë ta marrë vetë përsipër, si për mirë ashtu edhe për keq.
“Kohën kur ia kam nisur unë nuk ka pasur as menaxherë në lojë, tani kanë filluar lekët, interesi e kështu. Nuk kam mundur të gjejë dikë që më reprezenton mua. Menaxherët në industrinë tonë shpesh e keqkuptojnë rolin e vet bëhen më yje se artistët. Me artistët që i kam njohur unë janë 90 për qind më ndryshe sikur i shohin njerëzit apo sikur i portretizojnë, më thjesht më përtokë. Menaxherët tani mendojnë se janë më yje se i kanë të gjitha gjërat në dorë. Është lodhje, në fund të fundit jam 100 për qind unë. I marr përsipër të mirat dhe të këqijat, çfarëdo që ndodhin”, u shpreh reperi.