
Jennifer Lopez ka bërë lëvizjen e radhës pas ndarjes përfundimtare nga ish i fejuari i saj, Alex Rodriguez.
Ylli i popit ka fshirë shumicën e fotografive me ish -in e saj nga Instagram. Sipas Page Six, ndjekësit e Lopez vunë re se çdo gjurmë e lojtarit të bejsbollit është fshirë nga llogaria e saj. Këngëtarja gjithashtu e ka bërë unfollow Rodriguez.
Disa nga postimet që u fshinë përfshijnë një video të një buqete gjigante me lule që Lopez mori nga Rodriguez për ditën e Shën Valentinit në fillim të këtij viti, dhe fotografi të ish-çiftit që morën pjesë së bashku në inaugurimin e Joe Biden. Ndërsa postimet vetëm të Lopez në inaugurim, ku ajo këndoi, mbeten në profilin e saj.
Deri tani, Rodriguez ende e ndjek Lopez dhe nuk i ka fshirë postimet e tyre së bashku nga Instagrami.
Lopez dhe Rodriguez u ndanë përfundimisht në mes të prillit të këtij viti, pas katër vitesh së bashku. Megjithëse Rodriguez fillimisht shprehu shpresat se ai dhe Lopez do të pajtoheshin, një burim i tha Entertainment Tonight në qershor se ai nuk besonte më se ata do të ktheheshin përsëri.
Menjëherë pasi i dha fund fejesës me Rodriguez, Lopez rindezi romancën e saj me ish-partnerin e saj Ben Affleck. Çifti është parë në dalje të shumta familjare në Los Anxhelos dhe thuhet se po mendojnè të jetojnë së bashku.