
Sot janë mbajtur zgjedhjet në Komitetin Olimpik të Kosovës. E zgjedhjet në këtë institucion të rëndësishëm të sportit sollën shumë befasi. Pas 25 viteve në udhëheqje të KOK-ut, Besim Hasani, ka pësuar humbje nga Ismet Krasniqi, i cili do ta zgjedh për 4 vite.
Krahas Hasanit, edhe Memli Krasniqi, që është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk arrit të rizgjedhet në postin e nënpresident të KOK-ut.
Krasniqi ishte nënpresident i Parë i KOK-ut në periudhën 2017-2020.
Në garë për ta nxënë një vend si nënkryetar i KOK-ut, Krasni u mposhtë nga Gazmend Maxhuni, Milaim Kelmendi, Eugen Saraqini dhe Mimoza Shkodra-Bislimi, të cilët do të jenë nënpresident të KOK-ut në Ciklin Olimpik 2021-2024.
Ndërkaq Krasniqi, pos si deputet i Kuvendit, do të vazhdoj t’i mbajë disa pozita të tjera në sportin kosovar.
Ai është kryetar nderi dhe nënkryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës.
E pas këtyre zgjedhjeve pa post në KOK mund të mbetet edhe një figurë tjetër e PDK-së.
Me rithemelimin e komisioneve të KOK-ut, Selimi, që ishte edhe ministër i Jashtëm, do të mund të mbetet jashtë Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, ku bën pjesë.
Por, në KOK do të vazhdoj të mbetet Shasivar Haxhijaj, ish-këshilltar i Memli Krasniqit sa ky ishte ministër i Bujqësisë dhe i Sportit, shkruan Reporteri.net.