970×90
970×90

Nuk e dinte se ishte artist, e ndaloi në rrugë për ta intervistuar si qytetar, blogerja turke mahnitet nga Alban Ramosaj (Video)

Nuk e dinte se ishte artist, e ndaloi në rrugë për ta intervistuar si qytetar, blogerja turke mahnitet nga Alban Ramosaj (Video)

Gjersa ka shijuar një shëtitje në rrugët e Stambollit, Alban Ramosajt i ka ndodhur një gjë e papritur dhe shumë interesante.

Këngëtari i njohur shqiptar është ndaluar nga blogerja turke Ozlem Ozdemir, shumë e njohur në shtetin turk, për t’u intervistuar siq bënë zakonisht.

Ajo e kishte ndaluar si një qytetar të thjeshtë për ta pyetur, gjersa në bisedë e sipër mëson se është këngëtar nga Shqipëria.

“Pra ti je këngëtar i famshëm në Shqipëri”, pyet ajo, teksa Albani i përgjigjet duke i thënë: “Po, paksa”.

Më pas ai thotë se mund të këndojë për të dhe nisë të interpretojë këngën e famshme të Whitney Houston, “I Will Always Love You”.

Me të dëgjuar zërin e tij, blogerja turke stepet dhe e komplimenton, pasi kjo këngë është vërtet e vështirë për t’u kënduar, veçanërisht nga një zë mashkullor.

Ozlem i kërkon Ramosajt që ta mësojë se si ta këndojë pjesën e vështirë të këngës, gjersa ky i fundit i thotë: “Por, ti sapo e bëre”.

https://www.instagram.com/reel/CZBpsuRFlZ8/?utm_medium=copy_link

Related posts