970×90
970×90

Nuhiu pas ndeshjes: Përgjegjës jam vetëm unë, e përgëzoj Prishtinën për kualifikimin tutje

Nuhiu pas ndeshjes: Përgjegjës jam vetëm unë, e përgëzoj Prishtinën për kualifikimin tutje

Prishtina ka arritur që brenda një periudhe të shkrutër, ta mposhtë klubin e Dritës dy herë, së fundmi 1-0 në Kupën e Kosovës.

Golin Prishtinës ia solli Lorik Bushnjaku në minutën e 104-të, duke shënuar një gol shumë të bukur afër zonës së 16 metërshit, shkruan lajmi.net.

“Ne nuk do të lejojmë që dy ndeshjet e humbura të na ulin poshtë, do të ngrihemi dhe do ta bëjmë atë menjëherë”, tha pas ndeshjes trajneri Ardian Nuhiu.

“Nuk kishim shumë raste dhe ndeshja u vendos nga aftësitë individuale të një lojtari vendas”, u shpreh ai.

Nuhiu pati kritika të mëdha për terrenin ku u luajt ndeshja, pasi ishte shumë problematike.

Për fund, ai ka uruar Prishtinën me shumë sportivitet dhe ka marrë gjithë përgjegjësinë për humbjen.

“Uroj Prishtinën për kualifikim tutje, por dua të theksoj se pas çdo humbje përgjegjës jam unë”, ka thënë Nuhiu.

Related posts