Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Uke Blakaj, ka mbajtur sot një takim me qytetarët e fshatit Vrellë, ku u diskutuan prioritetet dhe vizioni i partisë në kuadër të programit zgjedhor, shkruan Gazeta Projekti.
Përmes një postimi në Facebook, Blakaj ka falënderuar banorët e Vrellës për mbështetjen e tyre, si dhe kryetarin Jahir Dreshaj për kontributin e dhënë. Ai ka shprehur mirënjohje edhe për miqtë e tij, Gani Dreshaj, Idriz Blakaj dhe Florim Maraj, për angazhimin e tyre shumëvjeçar në përkrahje të Aleancës dhe në shërbim të Kosovës.
Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për komunitetin dhe hapat që do të ndërmerren për përmirësimin e jetës së qytetarëve.