Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka ndaluar depërtimin e forcave speciale të Kosovës në veri dhe ka parandaluar një përshkallëzim të dhunës me porosinë se ushtria e Serbisë është e gatshme për të hyrë në siç thuhet “provincën jugore”, nëse ROSU nuk tërhiqet, dhe Gjuriq nuk lirohet.
Kështu shkruan e përditshmja serbe “Novosti” duke iu referuar burimeve të saja.
Sipas kësaj gazete, kreu i shtetit serb është përballuar me një situatë dramatike e cila është “interpretuar si qëllim i shqiptarëve që ta marrin kontrollin mbi veriu” dhe se Vuçiq bëri një lëvizje e cila ishte” vendimtare për parandalimin e Prishtinës nga qëllimet djallëzore”
“Novosti” në artikullin dedikuar zhvillimeve të fundit pas arrestimit të Marko Gjuriqit shkruan se ” Beogradi do të vazhdojë të luftojë vetëm me mjete paqësore për një zgjidhje paqësore dhe të drejtë të statusit të Kosovës dhe Metohisë”.
Pavarësisht kësaj vendosmërie, ushtria serbe është e gatshme për të përmbushur çdo urdhër, shkruan më gazeta beogradase dhe shton se sipas informatave të tyre, “pas këtyre provokimeve të shqiptarëve – është ngritur gatishmëria luftarake”.