
Tashmë gjatë ditës së djeshme është zhvilluar edhe dita e 11 e kampionatit botëror të futbollit.
Kolumbia ka deklasuar me rezultat bindës 3-0 kombëtaren polake, të cilën e ka eliminuar prej Kupës së Botës.
Ky rezultat i ka sjell edhe të mira materiale reperit të njohur shqiptar, Noizyt, i cili njihet edhe si fans i futbollit.
Këngëtari ka treguar përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram se ka qëlluar pesë nga gjashtë bastet e vëna.
Sipas artistit, ai ka fituar në total një shumë prej rreth 15 mijë eurove, duke u kthyer kështu në ‘orakullin’ e këtij Botërori.