970×90
970×90
970×90
970×90

Nobelistja Malala, në Pakistan pas 5 vitesh

Nobelistja Malala, në Pakistan pas 5 vitesh

Fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Malala Yousafzai u kthye në Pakistan për herë të parë pas 5 vjetësh, që kur u plagos nga talebanët. Yousafzai, tashmë 20 vjeç dhe një aktiviste për të drejtat e njeriut, u qëllua në kokë nga milintatët sepse bënte fushatë për arsimimin e femrave në vitin 2012. Ajo pritet të takohet me krerët e vendit gjatë vizitës së saj 5-ditore, por detajet e axhendës janë mbatjur sekret për arsye sigurie.
Video të publikuara në internet shfaqin Yousafzain që del nga aeroporti në Islamabad nën masa të rrepta sigurie. Nuk është konfirmuar nëse ajo do të vizitojë qytezën e saj të lindjes Swat, në zona rurale veriperëndimore të Pakistanit. Në moshën 11-vjeçare, Malala shkruante një ditar anonim për BBC për jetën e saj nën sundimin taleban. Ajo ishte vetëm 15 vjeç kur talebanët tentuan ta vrasin në autobusin e shkollës, pasi figura e saj u bë shumë e njohur në luftën për të drejtat e grave.
Atentati i dështuar e shndërroi atë në një ikonë, megjithëse i kushtoi largimin nga vendi i saj.

Related posts