970×90
970×90
970×90
970×90

Njohësi i Kushtetutës: Nëse nuk konstituohet Kuvendi shkojmë në zgjedhje

Njohësi i Kushtetutës: Nëse nuk konstituohet Kuvendi shkojmë në zgjedhje

Njohësi i dispozitave kushtetuese dhe ish-deputeti i pavarur, Riza Smaka, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se dështimi i mbledhjes së Kuvendit me datën 26 dhjetor do të dërgonte në zgjedhje të reja. 

“Nëse dështon marrëveshja politike dhe nuk bëhet konstituimi i Kuvendit atëherë do të shkonim në zgjedhje të reja”, thotë Smaka. 

“Presidenti do të duhej të konstatonte se ka dështuar mbledhja e Kuvendit dhe do duhej të shpalle zgjedhje të reja” 

Smaka po ashtu ka thënë se marrëveshja për koalicion po prishet nga një pjesë e vogël brenda LDK’së që po kërkojnë poste që nuk u takojnë politikisht. 

“Nuk po flas për LDK’në në përgjithësi, pasi që aty ka njerëz shumë të aftë. Por vetëm për këtë grupin e vogël Mustafa and co. Ata po kërkojnë diçka që nuk u takon” /Express/

Related posts