970×90
970×90

Njofton Gjykata: Biznismenit Gojani i sekuestrohen edhe 55 mijë euro

Njofton Gjykata: Biznismenit Gojani i sekuestrohen edhe 55 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Granit Gojanit i janë sekuestruar 55 mijë euro.

 

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik dhe të dëmtuarit në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale ‘’Mashtrimi’’ nga neni 323 par.4 se në vazhdën e hetimeve ndaj të pandehurit G.G., me datë 12.03.2025 në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka realizuar dy (2) kontrolle në Komunën e Gjakovës, me ç’rast ka sekuestruar edhe pesëdhjetë e pesë (55) mijë euro para të gatshme dhe njëkohësisht ka inicuar rast në lidhje me veprën penale ‘’Shpërlarja e parave’’ nga neni 56 i ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizimit. Rasti vazhdon të mbetet nën hetime dhe ndodhet në fazën finale”

Related posts