Bill Gates nuk është më njeriu më i pasur në botë.
Revista ekonomike amerikane “Forbes” ka publikuar listën e super-pasanikëve. Ajo tashmë udhëhiqet nga themeluesi i kompanisë ‘Amazon’, Jeff Bezos.
Ai ka një pasuri prej 112 miliardë dollarësh.
Në vendin e dytë është Bill Gates me ‘vetëm’ 90 miliardë dollarë.
Duket e pabesueshme, por gjatë vitit të shkuar, Bezos ka fituar plot 39.2 miliardë dollarë.
Kurse Gates ka fituar vitin e shkuar ‘vetëm’ 4 miliardë dollarë.
Për 24 vite me radhë, Gates ka mbajtur vendin e parë për 18 vite.
Në vend të tretë të listës është amerikani Warren Buffett me 84 mniliardë dollarë, ndjekur nga francezi Bernard Arnault me 72 miliardë dollarë.
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg është në vendin e pestë me 71 miliardë dollarë.
Presidenti amerikan, Donald Trump është në vendin e 766 me 3.1 miliardë dollarë.