970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Njoftim i ri nga Komuna e Junikut për vendimet e marra në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi

Njoftim i ri nga Komuna e Junikut për vendimet e marra në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi

Komuna e Junikut ka mbledhur Shtabin Emergjent ku kanë diskutuar për situatën aktuale në vend e cila tashmë është bërë problem serioz global, koronavirusin, shkruan gazetaprojekti.com

Ky është njoftimi i plotë nga Komuna për medie: 

Sot Shtabi Emergjent i Komunës së Junikut mbajti takimin e radhës lidhur me gjendjen e krijuar si pasojë e virusit COVID – 19, ku vendosi që: 

Të gjithë të ardhurit nga bota e jashtme nga data 08 Mars 2020 e tutje, janë të obliguar që të lajmërohen në QKMF ose në Shtabin emergjent të Komunës së Junikut apo në këta numra të telefonit: 049/760-268, 044/253-228 dhe 044/236-963.

Komuna, Posta, Bankat, QPS, Qendra e Regjistrimit Civil, Barnatoret, Furrat, si dhe veprimtaritë e tjera publike janë të obliguara që të ofrojnë shërbime me sportele duke mos pasur kontakte të drejtë për drejta në mes të palëve, ndërsa në dyqane ushqimore shërbimet të ofrohen në mënyrë të rregullt duke respektuar distancën prej 2 metrave  si dhe duke evituar grumbullimin e më shumë se 3 klientëve. 

Komuna e Junikut lut qytetarët që sa më shumë ti shfrytëzojnë shërbimet online të komunës përmes ueb faqes komunale.

Related posts