
Majlinda Sylejmani, një zonjë e sukseshme shqiptare në Zvicër e cila në komunitetin e saj ku jeton është një emër mjaft i respektuar.
E lindur më 5 Prill 1989 në qytetin e Gjilanit, me prejardhje të babait nga një fshat Breznicë e Epërme nga Bujanovci, me vendbanim në Gjilan. Ka emigruar në vitin 1990, 8 muajshe në kantonin e Saint Gallenit te Zvicrës, në Widnau të Saint Gallenit.
“Për mua ishte shumë vështirë të kuptohem në gjuhën gjermane deri në klasën e katërt, sepse e flisja gjuhën shqipe në shtëpi dhe normalisht nuk isha e integruar. E them me plotë zemër! Deri në klasën e katërt, vetëm fjalën « a bën» e kuptoja dhe pata shumë vështirësi të inkuadrohem – por më vetëdijshmëri dhe vullnet ia arrita të flas gjuhët gjermane, italiane, angleze, frënge, latinishten dhe normalisht shqipen”. Kishte thënë Majlinda për një media shaiptare.
Majlinda është një zonjë e thjeshtë, e butë, tolerante, e hapur, direkte, por konsekuente në shumë gjëra që duhet të ketë respekt dhe transparencë. Ajo thotë se është edhe humane
“Humanizmi dhe ndihma me sugjeron mua si person – sepse jam person human që asjnëherë nuk ndalet të ndihmuarit njerëz pa marrë parasysh se çfarë dhe kush janë. Gjatë tërë vitit bëj ndihma të llojllojshme pa cekur fonde apo persona – më dhembë shpirti kur dëgjoj që në shumë rajone të Kosovës ka varfëri të skajshme, atëherë nuk mund të ndalë zemrën dhe normalisht që nuk hezitojë dhe ndihmoj pa masë. Prapë tek shkollimi: Shkollën fillore dhe të mesme e kam kryer në Widnau dhe pastaj isha në studime të mjekësisë. Pastaj vazhdova edhe shkollimin si kontabiliste, maturante dhe ia dola me sukses. Pastaj punova si teknike e mjekësisë në degën e emergjencës në Vaduz të Liehtenshtajnit, normalisht se nuk u ndala me atë dhe u bëra mësimdhënëse në degën e Rentgenit dhe për atë u mësova në këtë lami dhe përfundova shkollën për eksperte të rentgenit. Më pas fillova studimet e Menagjmentit Health në qytetin e Saint Gallenit dhe punoja si menaxhere e ambulantes me mbi 30 punëtorë, që i udhëheqi personalisht. Mbi të gjitha i trajnoj edhe nxënëset e mija në ambulantë dhe në shkollat e mesme që përfundojnë shkollën e mjekësisë, pas 3 viteve si « ndihmëse e mjekut ». Majlinda shihet si një person mes dy fushatave; është në dy pjesë sepse njëra është mjekësia dhe tjetra politika. Profesioni im si menagjere e ambulantës, perkthyese shqip – gjermanisht dhe mësimdhënëse e «ndihmëse e mjekut » e bëj me gjithë vullnet. Në anën politike jam kryetare e CVP-s, të Sankt Margarethen, në kryesi te CVP-së të kantonit të Saint Gallenit për femra dhe në komisionin e shëndetësisë të Saint Gallenit në disa projekte të integracionit, familjarëve dhe fëmijëve. Për mua është çdo post që më jepet rasti, një fenomen që e gjej veten time. Një njeri e ka horizontin e vet, aç sa e pretendon mendjen e shëndoshë njerëzit që i ka përreth.