Blerim Gjoci nga Gjakova është një aventurier dhe eksperimentues i vërtetë i fotografisë së botës së natyrës, shkruan Gazeta Projekti.
Ai gjatë gjithë jetës së tij ka qenë në kërkim të vendeve të panjohura dhe misterioze, duke eksploruar botën e kafshëve të egra përmes fotografive
Profesioni dhe pasioni i takojnë dy botëve të kundërta, por që vetëm ai di t’i gërshetoj të dyja më së miri.
Aventurat, për të cilat tregon vetë Gjoci, kanë qenë nga më të ndryshmet. Disa i cilëson si të veçanta dhe interesante e të tjerat të frikshme dhe të përcjella me adrenalinë.
Ai tashmë është në kërkim të rrëqebullit, kafshë e cila është në zhdukje e sipër, megjithatë̈ sipas Gjocit, gjurmët e tij i ka gjetur dhe së shpejti do ta argumentojë prezencën e kësaj kafshe edhe në vendin tonë. Më poshtë portali online “GazetaProjekti” i’u sjell disa nga fotografitë më të mira të Gjocit.