
Është tensionuar situata para zyrave të OVL-UÇK-së pas arrestimit të Hysni Gucatit nga ana e EULEX-IT.
Aty janë mbledhur një numër i madh i njerëzve të cilët po brohorasin “UÇK” dhe po drejtojnë sharje e ofendime në drejtim të EULEX-it, të cilët më vonë edhe janë shpërndar, vlenë të theksohet protestuesit janë përleshur edhe me Policinë e Kosovës derisa disa prej tyre kanë gjuajtur shishe në drejtim të tyre. Në këto momente vërehet një situatë e qetë përderisa Njësia Speciale e Kosovës po qëndron në vendin e ngjarjes. Gazeta Projekti.