Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka nisur mbrëmë vonë një aksion me qëllim bastisjen e disa lokaleve në Mitrovicën Jugore.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, e ka nisur një aksion në Mitrovicë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Një operacion policor është në proces, për të mos dëmtuar procesin apo pengimin në arritjen e objektivave të Policisë, tani nuk mund të japim detaje tjera, por pas përfundimit të operacionit nesër mund të bëhen të ditura detajet”, ka thënë Hoxha.