970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Njësia elitare e Policisë së Kosovës proteston sërish sot, kërkesat mbeten të njëjta

Njësia elitare e Policisë së Kosovës proteston sërish sot, kërkesat mbeten të njëjta

Njësia Speciale Intervenuese pritet që edhe sot të protestojë para objektit të qeverisë me kërkesat e njëjta sikurse ato të 1 nëntorit që ndërlidhen me shtesat e rrezikshmërisë dhe të tjera.

Protesta do të mbahet nga ora 12:00 deri në 12:30.

Kjo protestë është vazhdim i protestës së kaluar e cila u mbajt të mërkurën më 1 nëntor.

Protesta e së martës pritet të fillojë nga ora 12. Në këtë protestë do të dalin pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive.

Kujtojmë se gjatë javës së kaluar, deklaratat e kryeministrit Kurtit dhe Ministrit, Xhelal Sveçlës për pagat e Njësisë elitare të Policisë kanë ngjallur reagime të shumta.

I pari që reagoi  pas protestës së javës së kaluar, ishte Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka thënë se të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të zyrtarëve që protestuan sot janë mbi 2.200 euro.

Ministri ka shtuar se ka qenë gjithmonë synim i tyre përmirësimi i kushteve të punës, sigurimi i pajisjeve që mbrojnë jetën e zyrtarit policor si dhe trajtimi dinjitoz e i drejtë i tyre.

E më vonë reagoi edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se Njësiti Special Intervenues të ardhurat mesatare i ka pasur sivjet mbi 2.200 euro, e sipas tij, tash do t’i marrin edhe nga 150 euro me shtesën e rrezikshmërisë.

Ai ka shkruar se në fund të nëntorit, pos pagës së rritur, do të marrin 1.350 euro neto retroaktivisht.

Kurti ka theksuar se nevojat, jo vetëm dëshirat, “janë përherë e shumë herë më të thjeshta se zgjidhjet”.

“Nevojat, jo vetëm dëshirat, janë përherë e shumë herë më të thjeshta se zgjidhjet. Jetojmë në Kosovë, ku BPV për kokë banori në muaj është rreth 460 euro. E sivjet, 2.134 policë të Kosovës, apo gati 27% morën më shumë se 1.000 euro në muaj mesatarisht. Janë 203 policë të Kosovës që sivjet patën të ardhura më të larta sesa Presidentja e Republikës (1.890 euro bruto, koeficienti 18), e në muajt qershor e korrik ishin afër 700 sosh (ku sigurisht bëjnë pjesë shumica absolute e pjesëtarëve të NjSI)”, thuhet në statusin e kryeministrit.

Kurti ka potencuar se secili pjesëtar i NJSI-së ka pajisje në vlerë prej 10.000 eurove.

Related posts