970×90
970×90

Njeriu dhe bota e tij

Njeriu dhe bota e tij

Njeriu duhet të shikoj rreth botës së tij me kujdes se si lulet buzëqeshin,se si pyjet e dendura luhaten të qeshura,lumenjtë,detërat,yjet,shpezët që të gjitha të buzëqeshura.
Pra,edhe njeriu në esencën e tij ,rrin i buzëqeshur!
Sa mirë do të ishte sikur njeriun mos t’a prekte xhelozia,sherri,naiviteti dhe shkaqet tjera,të cilat i’a humbin dritën e fytyrës dhe e bëjnë të mrrolur!
Njeriu nuk e shikon këtë bukuri e cila qëndron ditë e natë para syve të tij,sepse në shpirt është i dobët dhe i dërmuar.
Kur të bëjmë vepra të mira ,kafkën tonë e përshkojnë mendime të dëlira,na pastrohet shpirti nga mllefet,pastaj shqisa e të pamurit do të shikon vetëm pastërti.
Gjithçka që na rrethon në botën ku jetojmë,duhet ta shikojmë të bukur,me syrin e realitetit!
Ndërsa,kur t’na bëhët i paqartë të pamurit,kur t’na turbullohet retina-çdo gjë rreth botës e shohim të errët.Në këtë rast duhet të kontrollojmë trurin,veprat ,mendimet,shpirtin dhe t’i kthejmë në çiltërsi parësore,që ta shohim të vërtetën e bukur ashtu siç është e paprishur.
Duhet ta mësojmë vetën tonë që të jemi të hapur dhe shpresdhënës për vete,për njerëzit e mirë dhe të dashur të cilët janë rreth nesh.
Nëse mendojmë se jemi krijuar për gjëra të vogla e të thjeshta,atëherë gjatë jetës sonë s’mundemi të arrijmë asgjë më shumë,përveç se gjëra të vogla e të thjeshta.
E nëse mendojmë se jemi krijuar për çështje të rëndësishme e më peshë të madhe,atëherë mundemi t’i thyejm kufijtë dhe t’i largojmë pengesat derisa të arrijmë të fusha e gjerë dhe qëllimi kërkuar .Pra inkurajimi i vetëvetës varet prej çështjes dhe qëllimit që e kemi vendosur në skicën e trurit tonë!
Ajo që e shtyp shpirtin,që e rrudh dhe e dërgon në burgun e errët,është të menduarit keq dhe humbja e shpresës.
Jeta e keqe qëndron në shikimin e së keqës dhe në hulumtimin e turpeve të njerëzve,llomotitjet me fjalë për mangësitë e të tjerëve.
Duhet të bëhemi rrënjë të mirësisë dhe dobisë për familjet tona dhe për popullin tonë aq sa kemi mundësi,që shpirti ynë të jet diell i ngrohtë për një ditë me dritë ,dashuri dhe dobi ,e zemrat tona të jenë të mbushura me respekt,humanizëm dhe mirësi,të ketë dashuri në arritjen e dobisë për secilin që të kërkon ndihmë.
Shpirti i buzëqeshur kalon nepër vështirësi dhe kënaqet kur i mund ato,i shikon dhe buzëqesh,del fitimtar ndaj tyre dhe prap buzëqesh.
Besimi në Zot dhe në vetëvete është një veti e madhe ,ngase në të varet suksesi në çdo periudh të Jetës!

 

Demë Shehu nga burgu nga burgu Maqedonas

Related posts