Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për 11 të vdekur, përfshirë sulmuesin – dhe të tjerë të plagosur – pas të shtënave në qendër të Pragës, Çeki.
“Sipas ekipeve të shpëtimit, 10 persona kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Sulmuesi është neutralizuar nga policia”, thuhet në një postim të televizionit çek, përcjell Telegrafi.
Ndërsa Shërbimet e Shpëtimit Mjekësor të qytetit të Pragës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për “11 të vdekur duke përfshirë sulmuesin, 9 të plagosur rëndë, 5-6 të plagosur mesatarisht të rëndë, deri në 10 të plagosur lehtë. Numrat mund të ndryshojnë ende”.
Ndërkohë televizioni çek ka shpërndarë pamjet e studentëve duke u evakuuar në Pragë.