Para disa javësh, kompania ‘Amazon’ ka hapur dyert e kampusit të saj, që ka kushtuar plot 4 miliardë dollarë.
Kampusi është i vendosur në Siatëll dhe është një xhungël në mes të qytetit.
Zyrat e reja janë prezantuar nga drejtori i përgjithshëm, Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë.
Bëhet fjalë për tre sfera gjigande, që thuhet se janë ndërtuar me ndihmën e Alexa-s, asistentit inteligjent.
Brenda në sfera ka një bimësi që ka ardhur nga Amerika e Jugut, por edhe ujëvara të vogla.
Duket e pabesueshme, por gjatë vitit të shkuar, Bezos ka fituar plot 39.2 miliardë dollarë.