
Prova javore gjatë kësaj jave në Big Brother ka të bëjë me festën e Halloween-it, ku persona të panjohur do të futen brenda shtëpisë, por që ata nuk duhet të reagojnë.
E një gjë e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, kur Graniti ishte në gjumë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Një vajzë me një veshje mjaft provokuese, është ulur pranë Graniti i cili po flinte, ndërsa ai nuk reagoi kur u zgjua.
Vajza e cila ishte ulur te krevati i tij po vazhdonte qëndrimin aty, derisa nuk mungonin as provokimet nga ana e saj.
Ndërsa gjatë ditës, brenda shtëpisë u fut edhe vetë moderatorja e Big Brother, Arbana Osmani, por që banorët nuk ndejtën dot pa reaguar.
Lexo edhe: Melinda Ademi provokon rëndë për ‘Halloween’
Ndërsa, me një moment të tillë u përball edhe Fifi, ku një person i maskuar me tortë në dorë iu afrua këngëtares, por që kjo e fundit zgjodhi të reagonte duke ia marrë tortën nga duart, e që më pas filloi ta hante së bashku me banorët.