Elgit Doda, Xhensila Myrtezaj dhe Emra Brah janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
“Thuju” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Kjo baladë vjen me interpretim të veçantë nga artistët me klip po ashtu mjaft artistik.
Teksti është shkruar nga Elgiti dhe Xhensila me miksim dhe masterizim nga Marenglen Boja.
Videoja i është besuar Fullmoon production nën drejtimin e The Claudia.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Dodës.
Ky projekt besohet se do të pëlqehet nga publiku, ndonëse komentet e para qenë shumë pozitive.