Besnik Emini merr detyrën komandant i brigadës së parë të makinerisë këmbësore në Komandën e përbashkët operative në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.
Emini si shqiptar i parë në këtë pozicion zë vendin e Dragan Kovaçkit, i cili në shkurt të këtij viti u emërua nga ish presidenti Gjorge Ivanov, ndërsa presidenti aktual Stevo Pendarovski abrogoi vendimin e paraardhësit të tij.
Emërimi i Eminit u bë pa prezencën e mediave, praktikë kjo e cila nuk është zbatuar asnjëherë deri më tani nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë.