
Të hënën stacioni policor në Klinë është informuar për një rast i cili sipas ankuesit ka ndodhur në tregun e kafshëve në Klinë.
Policia menjëherë ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar ankuesin, i cili ka deklaruar se i kanë humbur para në shumë prej 2 mijë e 735 euro.
“Dy qytetarë të cilët i kishin gjetur paratë e humbura në prezencën e Policisë ia kthejnë ankuesit te gjitha paratë (të hollat) në shumë prej dy mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë (2735) euro. Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarët për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve me Policinë e Kosovës”, ka njoftuar policia.