Këngëtarja Dafina Zeqiri vazhdon të jetë shumë e pëlqyer nga fansat për muzikën e saj!
Ajo po vazhdon të punojë në projektet e reja, ndërsa është vazhdimisht aktive edhe në rrjetet sociale.
Shpesh, Dafina nuk heziton që të ndajë me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Tash e sa kohë, këngëtarja Zeqiri ka treguar se ndjehet e lumtur në krahët e të dashurit të saj, të cilin nuk e mban larg kamerave.
Si rrallë herë, ajo ka publikuar së fundmi një video në InstaStory, ku shfaqet duke i dhuruar një puthje pasionante personit të zemrës.
Ndërkohë, brenda videos ajo dëgjohet duke i thënë “Të dua” të dashurit si dhe plot fjalë përkëdhelëse, ndërsa e gjithë videoja është xhiruar nga një mikeshë e saj.