970×90
970×90
970×90
970×90

Një prej vendeve më të varfra bleu 40 Maserati për një samit, tani po i shet me zbritje

Një prej vendeve më të varfra bleu 40 Maserati për një samit, tani po i shet me zbritje

Nuk është shaka, në vendin ku pothuajse gjysma e banorëve jetojnë në varfëri të skajshme ka blerë vetura luksoze.

Ishte viti 2018, kur Papa Guinea e Re me rastin e mbajtjes së samitit vjetor të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, vendosi të blej rreth 300 vetura.

Asgjë nuk do të ishte e pazakontë, po të ishin porositur 40 Maserati dhe tre Bentley Flying Spur. E duke marrë parasysh që në këtë vend nuk ka diler të autorizuar për shitjen e këtyre markave, veturat janë sjell me aeroplanë nga Shri Lanka.

Çdo Maserati është paguar 142.000 dollarë dhe atë në vendin që sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 40 për qind e popullsisë mbijeton me më pak se një dollarë në ditë.

E pas raportimeve se janë zhdukur Maseratit, kryeministri John Pundari zbuloi depon ku ishin futur veturat. Pasi që nuk kishte interesim për to, janë shitur vetëm dy Maserati. Tani janë ofruar për shitje me zbritje të madhe – me një çmim prej 114.000 dollarëve.

Duke marrë parasysh infrastrukturën, rrugët dhe mungesën e serviseve të autorizuara dhe dilerët për shitje dhe blerje në këtë vend të varfër, zor se do të mund të shiten këto vetura.

Madje vetë kryeministri ka pranuar se blerja e Maserative ka qenë një gabim i madh. Sidoqoftë, ka edhe shumë vetura tjera që nuk janë shitur.

Related posts