970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Një politikan turk vdes pasi u rrëzua nga ballkoni, po e festonte fitoren në zgjedhje

Një politikan turk vdes pasi u rrëzua nga ballkoni, po e festonte fitoren në zgjedhje

Nënkryetari i një dege të Partisë Popullore Republikane në opozitë në Turqi, Mehmet Palaz, vdiq si rezultat i rrëzimit të një ballkoni gjatë festës së fitores në zgjedhje.

Sipas gazetës “Milliyet”, ai vdiq në spital pas lëndimeve që i pësoi, përcjell mediumi “Sarajevo Times”.

Një ditë më parë, ishte marrë vesh se Kadir Tatik, anëtar i Partisë Popullore Republikane, i kishte fituar zgjedhjet në distriktin Tavak. Përkrahësit e tij e festuan fitoren në rrugë, përballë ndërtesës së partisë.

Sipas gazetës turke, kur disa persona u ngjitën në katin e dytë të ndërtesës, njëri nga ballkonet u shemb. Si rezultat, tetë persona u lënduan, tre prej tyre në gjendje serioze.

Kur ballkoni u shemb, Mhemet Palaz e lëndoi kokën. Ai ishte dërguar në spitalin e qytetit në Pamukkale, por vdiq të hënën.

Related posts