
Përgjatë këtij një person është therrur me thikë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Rasti në fjalë është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se rreth orës 17:00 kanë pranuar informatën për një rrahje në progres dhe me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë (thikë) dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar në vendngjarje personin e dyshuar si dhe ka konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast”, tha ajo.
Tutje Ahmeti theksoi se aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.