Një nënë në komunën e Obiliqit ka raportuar në polici për dhunë djalin e saj të birësuar, shkruan Gazeta Projekti.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se nëna ka deklaruar se ai ka ushtruar dhunë psiqike dhe fizike herë pas here ndaj saj.
Palët janë intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE
Obiliq 09.01.2024 – 16:15. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se herë pas here ndaj saj ushtron dhunë psikike dhe fizike djali i saj (i birësuar). Palët janë intervistuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.