970×90
970×90

Një gruaje iu pre koka! Detaje të reja të sulmit me thikë në Nice të Francës

Një gruaje iu pre koka! Detaje të reja të sulmit me thikë në Nice të Francës

Një gruaje iu pre koka nga një sulmues me thikë i cili gjithashtu vrau dy persona të tjerë afër një kishe në qytetin francez të Nice të enjten, tha policia, në një sulm që kryebashkiaku i qytetit e përshkroi si terrorizëm.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, kryebashkiaku Christian Estrosi tha në Twitter sulmi me thikë kishte ndodhur në ose afër kishës Notre Dame të qytetit dhe se policia kishte ndaluar sulmuesin.

Policia tha se tre persona u konfirmua se kishin vdekur në sulm dhe disa ishin të plagosur.

Ndërkohë, po sipas Reuters, një burim policor tha se një gruaje i është prerë koka.

Politikania franceze Marine Le Pen gjithashtu foli për një prerje koke që kishte ndodhur në sulm.

Departamenti i Prokurorit Anti-Terrorizëm francez tha se iu kërkua të hetojë sulmin.

Gazetarët e Reuters në vendngjarje kanë thënë se policia e armatosur me armë automatike kishte vendosur një kordon sigurie rreth kishës, e cila është në rrugën Jean Medecin të Nice, rruga kryesore e blerjeve të qytetit.

Autoambulancat dhe automjetet e shërbimit zjarrfikës ishin gjithashtu në vendin e ngjarjes.

Sulmi vjen pak ditë pasi në Francë ndodhi prerja e kokës në fillim të këtij muaji e mësuesit francez të shkollës së mesme Samuel Paty në Paris nga një burrë me origjinë çeçene.

Related posts