
Gjatë ditës së sotme, dy persona kanë rrëmbyer një grua në Fushë Kosovë.
Një grua në Fushë Kosovë është rrëmbyer nga dy persona ditën e sotme.
Këtë e ka konfirmuar për Gazeten Projekti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se dy të dyshuarit e kanë futur me forcë në veturë një grua dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, posedon informatën se në Fushë Kosovë, dy persona të dyshuar kanë futur një grua me forcë në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka treguar Ahmeti për Gazeten Projekti.
Ajo ka thënë se Policia e Kosovës, aktualisht është duke bashkëpunuar me institucionet kompetente për sqarimin e çdo rrethane.
“Aktualisht në koordinim me institucionet kompetente jemi duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje”, ka deklaruar Ahmeti.