
Një grua ëështë arrestuar të hënën në Gjakovë, pasi që dyshohet se ka sulmuar me thikë nënën e saj.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën kosovare-nënën e saj.”, thuhet në raport.
Po ashtu Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, por që nuk ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje.