Moderatorja Alketa Vejsiu nuk publikon shpesh foto me familjarët e saj duke treguar gjithnjë kujdes për jetën e saj private.
Por këtë herë ajo i ka bërë një dedikim mjaft të ndjerë nënës së saj. Alketa ka publikuar një foto të mamasë së saj dhe krahas saj ka shkruar:
“Dielli qe me ndricoi jeten qe diten e pare qe linda dhe qe me bekon me fuqine e “zemres se nenes” cdo dite!,”-përfundon moderatorja.
Në këtë foto shohim edhe ngjashmërinë që nënë e bijë kanë me njëra-tjetrën. Moderatorja e njohur është nënë e dy fëmijëve, të cilët nuk preferon t’i ekspozojë në rrjete sociale./Gazeta Express/