Një grua në Prishtinë ka raportuar se një person ka tentuar t’i futet me forcë në banesën e saj, shkruan gazetaprojekti.com
Poashtu ajo ka bërë të ditur se i njëjti e kishte shqetësuar edhe përmes thirrjeve dhe mesazheve të dërguar në telefon
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“KANOSJE/ Prishtinë/29.02.2024 – 20:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me forcë të futet në banesën e saj si dhe e kishte shqetësuar përmes thirrjeve dhe sms-ve telefonike. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.