
Një burrë është gjetur pa shenja jete në një motel.
Rasti ka ndodhur në fshatin Gracë të Vushtrrisë.
Kjo u konfirmua nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.
Zëdhënësi Valon Preteni, tha për Klankosova.tv se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Preteni tha se rasti është në fazën e hetimeve.
Nuk dihen akoma rrethanat se si ka ardhur deri rasti.