
Një akuarium i madh shpërtheu në një kompleks argëtimi të premten herët në Berlin.
Pas kësaj ka pasur një përgjigje të madhe me 100 zjarrfikës në vendngjarje, thanë shërbimet e urgjencës, përcjell Telegrafi.
“Akuariumi është i dëmtuar, uji po rrjedh. Situata nuk është e qartë për momentin”, shkroi Brigada e zjarrfikësve e Berlinit në Twitter.
Ndërkohë agjencia e informacionit mbi trafikun e kryeqytetit gjerman VIZ tha se kishte një vëllim jashtëzakonisht të madh uji në rrugë.
“The Dom Aquaree”, i vendosur pranë një hoteli Radisson në një zonë turistike të frekuentuar të distriktit Mitte, është shtëpia e akuariumit cilindrik më të madh në botë në 14 metra lartësi me 1500 peshq, sipas faqes së tij të internetit.