Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Shqipëri.
Pas orëve të gjata, prej tërmetit të rënë në 03:55, një djalë nga Kosova është nxjerrë nga forcat e policisë dhe ushtria i pajetë, shkruajnë mediat shqiptare.
Mësohet se mosha e tij ka është 29 vjeç, shkruan Reporteri.net.
Së bashku me vëllain e tij, djali nga Kosova kishin mundur të kërkonin ndihmë përmes telefonit, por pas orëve të tëra në operacion shpëtimi, ai nuk mundi t’ia dalë.
Nuk dihet ende se si do të jetë fati i vëllait të tij, ndërsa lutjet e të gjithëve tashmë janë që personat nënë rrënoja t’ia dalin të mbijetojnë.
Ndërkohë, mediat shqiptare raportojnë se tashmë ka arritur në 17 numri i viktimave të tërmetit në Shqipëri. /Reporteri.net/.