Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka dalë kundër mbajtjes së tryezave të partive politike.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se më e mira është të mos mbahen hiç tryezat e partive politike.
Postimi i plotë i Nitajt:
Kundër “Tryezës së partive politike”!
Kjo “Tryeza e partive politike” është bërë si Darka e Lamës, ku secilit i bjen të presë e të shkojë tek secili!
Tjetër gjë nuk mund të pritet prej saj, sepse babëzia politike e ka vrarë arsyen, qoftë edhe për të biseduar, e lere më për tu marr vesh!
Prandaj më e mira është të mos mbahen hiç!