970×90
970×90
970×90
970×90

Nitaj e vajton humbjen: U prishën zotnitë ndër vete, si PAN do t’i fitonim zgjedhjet

Nitaj e vajton humbjen: U prishën zotnitë ndër vete, si PAN do t’i fitonim zgjedhjet


Ish-deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj, duket se nuk po e përjeton mirë humbjen e partisë së tij dhe mbetjen në opozitë.

Sipas tij në rast se Haradinaj, Limaj e Veseli të tregoheshin parimor dhe ta vazhdonin bashkëpunimin edhe para 6 tetorit, do t’i fitonin zgjedhjet.

Por sipas tij një gjë e tillë nuk ndodhi, meqenëse “zotnitë janë prish ndër vete”.

“Sikur partneret e PAN-it te ishin me parimor ne politike e ta vazhdonin rrugëtimin bashke, me votat qe i kane marre ne këto zgjedhje prapë do te ishin te paret! Sikur Pacolli e Mimoza te ishin me LDK-ne, prap do te shënohej i njëjti rezultat, ajo do te ishte e dyta dhe VV do te ishte e treta! Kështu qe ne këto zgjedhje nuk ka ndodhur kurrfarë çudie, rezultati është i njëjtë, veç zotnitë janë prishe nder veti!”, ka shkruar ish-deputeti i AAK’së.

Në fund ai teksa ka komentuar fitoren e VV’së, ka thënë se ndarja e PSD’së s’ja ka lënë shenjë fare partisë së Kurtit.

“Po duhet thënë edhe diçka, ndarja e PSD-se, nuk ia ka lënë shenje VV-se! Kjo është fitore për ta”, ka përfunduar Nitaj.

AAK’ja e Haradinajt ka dalë e katërta në zgjedhjet e 6 tetorit edhe përkundër koalicionit me PSD’në e Shpend Ahmetit.

Related posts