Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme është takuar me të parin e NISMAS, Fatmir Limaj. Haradinaj këtë takim e ka bërë për të kërkuar nga Limaj që të arrijnë një marrëveshje për koalicion parazgjedhor.
Valdete Dushica-Bajrami për Gazetën Projekti deklaron se NISMA Socialdemokrate nuk do të hyjë në koalicion parazgjedhor me asnjë parti tjetër, kjo parti do të shkojë e vetmë në këto zgjedhje.
“Nisma Socialdemokrate deri tash nuk ka vendim për asnjë variant tjetër pos që të shkohet vet dhe kjo në bazë të mendimit të strukturave tona anë e kënd vendit. Për një vendim të tillë do të jenë organet e Partisë ato që do të japin vendimin e fundit se si do të ecim tutje.
Tutje ajo thekson se kjo parti është e kërkuar nga partnerët e koalicionit qeverisës pasi që NISMA mban qëndrim korrekt.
“Por, çka dua të theksoj është se qëndrimi korrekt i Nismës Socialdemokrate në raport me partnerët si tani që ishim në koalicion e edhe kur ishim në opozitë po e bënë të kërkuar nga të gjitha subjektet”, përfundon Dushica- Bajrami./GazetaProjekti.com/